Dalin detaje të frikshme nga mbytja nënë e bijë në pus

alarup-1.jpg

Një ngjarje e rëndë ndodhi në fshatin Alarup të Pogradecit, ku nënë e bijë humbën jetën pasi u mbytën në pus.

Një banor i fshatit ka thënë se gropat janë hapur me qëllim pune, pikërisht vaditjen, pasi vetëm me bujqësi mund të jetohet në atë zonë.

Nga hetimet dhe dëshmitë, vajza 10-vjeçe rrëshqiti dhe ra në pusin e thellë, ndërsa e ëma 35-vjeç u hodh ta kapte e ta shpëtonte, por nuk ia doli dot as vetë të mbijetonte.

I ati i vajzës ishte në emigrim, ndërsa dy vajzat e tjera të familjes, shkuan të shihte çka ngjarë, por kur nuk panë as të ëmën dhe as motrën, të alarmuara lajmëruan  të afërmit. Gjyshi i vajzës raportohet se i kishte nxjerrë ato ta pajeta nga pusi, kur policia dhe ambulanca shkuan në vendngjarje. Po dje u konfirmua nga blutë se vdekja e Liri Mazelli 35-vjeçe, nënë e katër fëmijëve dhe së bijës E. Mazelli 10-vjeçe, ishte aksidentale.

Kryeplaku i fshatit, Adriatik Hoxhallari theksoi se e ndjera është afruar tek ara së bashku me fëmijën.

” Në një moment fëmija është shkëputur për të mbledhur arra, ose për të luajtur dhe ka rrëshqitur në brendësi të gropës. E ëma  duke parë mungesën e fëmijës është afruar tek gropa, duke parë mungesën e fëmijës ka parë shapkat jashtë dhe është hedhur në gropë. Fatkeqësi e të dyjave. Personi i parë që është afruar ka qenë vajza e madhe e viktimës së bashku me vajzën e saj të vogël që e kishte në krahë. Duke vërejtur mungesën e nënës dhe të motrës, ajo ka lajmëruar gjyshin. Pas kërkimit me mjete rrethanore ata kanë nxjerrë dy trupat jashtë. Gropa të tilla janë krijuar për shkak të mungesës të sistemit vaditës dhe mungesës së ujit të pijshëm . Problemi është i madh mund të humbasin jetën shumë fëmijë”, tha ai.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303