Dalin detajet/ 14-vjeçarja i tregon nënës për ngacmimet e njerkut, sot pritet ekspertiza

88-8.jpg

Të tjera detaje janë zbërthyer nga ngjarja në Durrës, ku një 39-vjeçar akuzohet se ka ngacmuar seksualisht thjeshtrën e tij.

Ka qenë nëna e 14-vjeçares që ka denoncuar bashkëshortin në polici pasi ka kuptuar që diçka nuk shkonte me të bijën që e kishte nga martesa e parë.

Nëna mësohet se ka folur me të bijën dhe ajo i ka treguar që ka pasur ngacmime të vazhdueshme dhe se njerku ka tentuar të kryejë marrëdhënie me të.

Nëna e vajzës ka bërë menjëherë denoncim dhe sot pritet ekspertiza e mjekut ligjor për vërtetimin e akuzave. Sakaq 39-vjeçari është shoqëruar menjëherë në komisariat.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303