Një familje me 5 anëtarë në Fier është prekur nga koronavirusi. Disa detaje kanë dalë në dritë ku thuhet se 4 prej të cilëve kanë rezultuar pozitiv që në testin e parë, dhe njërit pritet ti ribëhet tamponi.
Gjithashtu, lagja ku ata banojnë po dezinfektohet.
Ajo që e bën dhe më alarmante situatën është se kryefamiljari është një shofer furgoni mallrash dhe ka pasur kontakte të shumta dhe në dyqanet e qytetit.