Dalin detajet e forta/ Viktima në Elbasan, djali i punonjësit të burgut të Peqinit, të rinjtë u qëlluan nga…

LAJMI-I-FUNDIT-1-1-822x462-4.jpg

Të tjera detaje kanë dalë në dritë nga  ngjarja e ndodhur pak minuta më parë në fshatin Përparim të Peqinit. Sipas burimeve, viktima 23-vjeçar, Andi Zylyfi është djali i një punonjësi të burgut të Peqinit, por ende nuk bëhet me dije emri.

Njoftimi i policisë:

Nē aksin rrugor Elbasan- Peqin,  në fshatin Përparim,  në drejtim të një mjeti  është qëlluar me armē zjarri në rrethanat ende të paqarta,  dhe si pasojë kanë mbetur të plagosur shtetasit: A.Z., rreth 23 vjec dhe A.U., 21 vjeç, banues në fshatin Përparim, Peqin, të cilët janë transportuar në Spitalin e Elbasanit për pasojë shtetasi A.Z., ka ndëruar jetë.

Shërbimet e Policisë kanē ngritur pika kontrolli në hyrje dhe dalje të Qytetit të Peqinit. Policia ka ngritur pika kontrolli ne akset rrugore dhe po krihet zona ku dyshohet se janë laguar autorët.

Në ndihmë të Policisë së Elbasanit janë nisur dhe një grupe FNSH-së si dhe Specialistë të Drepartamentit të Policisë Kriminale. Po punohet intensivisht me grup të posaçëm hetimor  për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

 

scroll to top