Dalin detajet e frikshme/ Goditi 8 herë me thikë në zemër dhe fytyrë kushëririn, ja çfarë e nxori zbuluar Devis Hotin

LAJMI-I-FUNDIT-1-1-822x462-2-1.jpg

Të tjera detaje kanë dalë në dritë nga krimi makabër i ndodhur të enjten në fshatin Mborje të Korçës, ku u masakrua me thikë Flamur Duçi. Deri tani dyshohet që autor i krimit të jetë kushëriri i tij 18-vjeçar, Devis Hoti, i cili ditën e sotme u la nën masën e sigurisë “Arrest me burg” nga Gjykata e Korçës.

Raportohet se Duçi është goditur 8 herë me thikë në zemër dhe në fytyrë, ndërsa kishte edhe djegie të shumta në trup. Po ashtu, është zbuluar një detaj që nxjerr zbuluar Devis Hotin, i cili para trupës gjykuese sot deklaroi se është i pafajshëm dhe se nuk ka asnjë lidhje me krimin.

Sipas burimeve, Hoti ka gërvishtje të shumta në fytyrë, duar dhe këmbë, çka shtojnë dyshimet se është ai autori i vrasjes dhe se gjatë ngjarjes mund të ketë patur edhe përleshje me viktimën.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303