Dalin detajet tronditëse/ Krimi në familje, burri qëllohet nga gruaja dhe vajza, fqinjët dëgjuan të bërtitura dhe…

lajm-i-fundit-5.jpg

Ylber Elezi është viktima që u vra në banesën e tij mbrëmë në Burrel.

Dyshohet se viktima u qëllua nga vajza dhe bashkëshortja e tij. Raportohet se Elezi ishte përdorues i alkoolit. Fillimisht viktima ka pasur konflikt me bashkëshorten dhe vajzën e tij, ndërkohë që teksa përballeshin me dhunën e vazhdueshme të 47-vjeçarit, nënë e bijë në bashkëpunim mes tyre kanë qëlluar me sëpatë dhe me dru mbi Elezin.

Kanë qenë fqinjët ata që kanë dëgjuar të bërtiturat që vinin nga banesa e kësaj familje, të cilët më pas kanë njoftuar edhe policinë.

Njoftimi i plotë i policisë:

Me datë 25.07.2021, rreth orës 22.30, në sallën operative të Komisariatit të Policisë Mat, ka ardhur një telefonatë se në banesën e shtetasit Y. E., në fshatin Gurrë e Vogël, Klos, po ndodhte një konflikt në familje.

Menjëherë kanë shkuar shërbimet e Policisë drejt adresës së dhënë, ku shtetasja M. E., ka shafqur rezistencë duke mos ju hapur derën shërbimeve të Policisë.

Shërbimet e policisë kanë hyrë me forcë në banesë dhe kanë gjetur me shenja dhune në trup dhe pa shenja jete shtetasin Y. E., 47 vjeç.

Janë shoqëruar në Komisariat bashkëshortja shtetasja M. E., dhe vajza e tyre A. E., dhe në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Mat, vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin me prova ligjore të saj.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303