Dalin detajet/ U plagos sot në Vlorë, zbardhet e shkuara e tij kriminale

Njëri prej personave të plagosur këtë mbrëmje me armë zjarri, në qytetin e Vlorës, rezulton emër i njohur për drejtësinë.

Bëhet fjalë për 36-vjeçarin Nikollaq Çepaj (Taullaraj), i cili është plagosur vetëm pak ditë pasi ka dalë nga burgu, dhe që “BalkanWeb” e sjell më poshtë në foto.

Nikollaq Çepaj ishte arrestuar në qershor të vitit 2018, pasi akuzohej si autori i plagosjes me armë zjarri të shtetasit Eraldo Lazaj, brenda një lokali, në lagjen “Pavarësia”, të qytetit bregdetar.

Ndërkohë, këtë mbrëmje ai u plagos së bashku me kunatin e tij, Roland Çepaj. Nikollaq Çepaj ishte i martuar me motrën e Rolandit dhe kishte marrë mbiemrin e saj.