fbpx

Dalin emrat e qytetarëve të plagosur në protestë

protesta-tek-parlamenti-tym-2-675x450.jpeg

Protesta e sotme përballë Kuvendit nga banorët e zonës së Astirit që preken nga projekti i Unazës së Re është shoqëruar me përplasje dhe tensione mes protestuesve dhe policisë, ndërsa nuk kanë munguar tymueset dhe mjetet piroteknike.

PD bën me dije se në protestë janë plagosur qytetarët Adelina Shehu, Adem Cara dhe Lindita Protoduari, të cilët po marrin mjekim në spital. Si pasojë e përplasjeve mes dy palëve janë plagosur edhe 12 punonjës policie.

Policia ka konfirmuar se 12 punonjës të policisë po marrin trajtim mjekësor në spitalin e Traumës, por ende nuk nuk ka reagim për qytetarët e plagosur.

Më herët policia njoftoi se njëra nga punonjëset e policisë ka prerë 4 gishtat e dorës dhe një tjetër ka humbur dëgjimin nga njëri vesh si pasojë e hedhjes së kapsollave.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *