Dalin fotot e fundit të Freddie Mercury, pak para vdekjes tragjike

Ditët e fundit të jetës së Freddie Mercury në vitin 1991 vazhdojnë të mbeten mister, edhe pse kanë kaluar rreth 30 vite.

Vokalisti i Queen, Freddie Mercury ndërroi jetë në 24 nëntor 1991 nga SIDA, ndërkohë që vetëm 24 orë më parë kishte bërë me dije publikisht se ishte prekur nga kjo sëmundje.

Që në vitin 1986 spekulohej se këngëtari kishte bërë analizat për HIV, ndërkohë që në vitin 1987 Queen ndërprenë një turne botëror që ishte pothuajse në fund.

Freddie Mercury, emri i vërtetë i të cilit ishte Farrokh Bulsara, në dy vitet e fundit të jetës dilte pak në publik, duke qëndruar më së shumti në shtëpinë e tij në Londër.

freddie1 freddie2 freddie3 freddie4 freddie5 freddie6 freddie7 freddie8 freddie9
<
>

Fotot e tij të fundit, publikuar këto ditë në mediat e huaja, tregojnë se sa peshë kishte humbur dhe dukej pothuajse si skelet. Foto janë realizuar 3 shtator 1991, para shtëpisë së tij.