fbpx

Dalin fotot horror nga morgu i QSUT-së, viktimat e mbuluar lihen në tokë, shpërthejnë reagimet

morgu.jpeg

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili ka bërë një reagim të ashpër në lidhje me publikimin e pamjeve brenda morgut të QSUT. Siç shihet edhe nga foto, trupat e viktimave nga koronavirusi janë lënë të mbuluar në tokë ose në tavolina.

“Kjo është masakër”, shkruan Vasili, ndërsa thotë se çdo pis në krye të qeverisë dhe zyrave të shtetit duhet të qepë gojën.

“Çdo Pis ne krye te Qeverise, ne Ministri, ne Bashki, ne zyra shteti apo kudo qe te ndodhet te qepë gojen pas ketij makabriteti cnjerezor! Kjo eshte MASAKËR!!! Kjo eshte ÇNJERËZORE!!! Kjo eshte MAKABËR”, shkruan Petrit Vasili, kryetar i LSI.

Ndërkohë, drejtori i morgut të QSUT ka thënë mbrëmjen e djeshme se pamjet janë shpërndarë qëllimisht në media.

Nga ana tjetër, kryedemokrati Lulzim Basha ka bërë denoncimin së fundmi në emisionin “Opinion” se numri i viktimave nga Covid-19 në vendin tonë është më i lartë seç pasqyrohet nga autoritetet. Sipas tij, qeveria po fsheh të vërtetën.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303