fbpx

Dalin fotot/ Ja si policia ‘plas në tokë’ 6 shqiptarët e rrezikshëm

3e53d9dc308ff58824d0e9be18775432_L.jpg

6 shqiptarë kanë rënë në pranga nga policia spanjolle, pasi akuzohen për kultivim të lëndëve narkotike, konkretisht kanabisit.

Raportohet se shqiptarët janë të moshës 25 deri në 45 vjeç, të cilët kishin përshtatur një fabrikë, midis qytetit të Catral dhe rrethit Oriolana të Mudamiento.

Bastisja nga forcat speciale spanjolle u krye në datën 22 tetor, pas hetimeve disa mujore. Fabrika ishte ndarë në 7 dhoma me një sipërfaqe totale pre 3 mijë metrash katrorë dhe ruhej nga shqiptarët 24 orë.

Plot 2719 bimë u gjetën të mbjella në vazo, ndërsa në godinë u sekuestruan edhe 74 kg marijuanë, llampa, pajisje ngrohje dhe mjete të tjera për kultivimin e drogës.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303