fbpx

Dalin pamjet e aksidentit te ‘Rruga e Kavajës’, kalimtari shpëton ‘për fije’

dsf436.jpg

Publikohen pamjet e aksidentit të ndodhur në rrugën e Kavajës në Tiranë më 10 qershor.

Në aksident u përfshinë dy makina dhe një motor.

Nga pamjet e filmuara nga kamerat e sigurisë duket makina tip Nissan Juke me targa franceze, e cila përplaset me një makinë tip Volkswagen te parkuar dhe me një motor.

Në atë moment duket dhe një kalimtar, i cili duket se po komunikon në telefon dhe për një fije i shpëton fatmirësisht kësaj përplasjeje të tmerrshme që mund të përfundonte me pasoja më të rënda

Nga informacionet në aksident mbetën të plagosur katër kalimtarë, dy prej tyre turistë francezë.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303