Dalin pamjet e Preng Gjinit nga spitali, me fasho dhe i intubuar…

dalin.png

Mbrëmjen e djeshme Preng Gjini mbeti i plagosur nga një atentat me tritol. Bëhet me dije se ai ndodhet në spitalin e Traumës ku po merr trajtim mjekësor për plagët e rënda që mori nga shpërthimi i automjetit që po drejtonte. Ai ka marrë dëmtime të rënda në trup ndërsa në imazhet e publikuara duket Gjini i shtrirë në krevat, i mbuluar me fasho në duar e kokë, ndërsa vihet re plaga e madhe që ka marrë në shpatull.

Preng Gjini ka hyrë në sallën e operacionit për ndërhyrje në një dëmtim që ka në dorë. Që minutat e para pas ndërhyrjes së mbrëmshme, Gjini është përmendur. Mbrëmë ka bërë ndërhyrje në organet e brendshme dhe për shkak të dëmtimeve i janë hequr një pjesë e zorrëve.

I njëjti burim thotë se Gjini ka një dëmtim të syrit të djathtë, ku do ti nënshtrohet edhe për këtë një operacioni. Pra operacioni vijon për dorën dhe do të bëhet një tjetër për syrin. Ka kaluar çdo rrezik për jetën dhe mjekët janë optimist se do ta kalojë pa asnjë pasojë të parikuperueshme.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303