Dalin pamjet e rënda, ja si e kishin ‘mbuluar Anisën’, ç’shkruanin ato në ditar? Dalin fotot

Screenshot_10-2-600x360-1.jpg

Kanë dalë pamjet e rënda nga shtëpia ku u shënua ngjarja horror në Tiranë në zonën e Kombinatit, ku nënë e bijë u vetëflijuan, ndërsa shpëtoi vajza tjetër e familjes. Report Tv ka publikuar pamjet e rënda ku trupi i pajetë i Anisa Josifit dergjej në shtratin e vdekjes për 15 muaj, si dhe ditarin me shënimet e Blertës dhe Anisës.

Në foto duket trupi i kufomës mbuluar me jorgan dhe napë te pjesa e kokës. Pranë shtratit ishte vendosur një ventilator për të larguar erën. E ëma Zhaneta dhe e motra Blerta çdo ditë uleshin pranë shtratit ku ishte vendosur dhe mbuluar kufoma duke u lutur për ringjalljen e saj.

“Shëroni të sëmurët, pastroni lebrozët, ngjallni të vdekurit, dëboni demonët. Falas morët, falas jepni”. Është kjo një nga pasazhet e shkëputura nga “Dhjata e Re” shkruar në ditarin e gjetur në banesën  e familjes përmetare.

Një ditar i shkruar me shkrim dorë që daton nga prilli i vitit 2018 si dhe disa shënime të tjera me përmbajtje fetare, janë e vetmja provë në duart e grupit hetimor për të rënë në gjurmët e sektit apo besimit fetar që indoktrinoi deri në këto akte ç’njerëzore familjen Josifi.

Këto shënime dyshohet të kenë qenë një pikë udhërrëfimi e që janë vënë në zbatim nga Zhaneta dhe dy vajzat Anisa dhe Blerta. Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se ditari i gjetur nuk është i shkruar nga një person, ku mësohet se fillimisht ai është përdorur nga Anisa deri në momentet qe ajo ndërroi jetë e më pas nga Blerta e Zhaneta.

“Madhështia e pranisë së Perëndisë, edhe pse je i rrethuar prej gardhit të Perëndisë, Zoti është aty me ty, Ai nuk është jashtë. Gardhi i Tij të mban ty brenda dhe jashtë armikun. Liri është të ndjekësh vullnetin e Tij për jetën tënde dhe t’i nënshtrohesh Atij. Nuk mund të largohesh prej pranisë së Tij”, është një tjetër pasazh i shkëputur nga “Dhjata se Re” shkruar në ditarin e gjetur në banesë.

Më tej shkrimi vazhdon “Ai është që në fushat më të errëta, në vendet brenda jetës tënde. Drita dhe errësira është e njëjta gjë për Të. Ai është me ty gjithmonë. Mos druani, sepse Unë jam Perëndia juaj. Ju s’mund të largoheni prej Meje”.

Këto shënime dhe disa sende të tjera fetare që janë gjetur në brendësi të banesës pritet të hedhin dritë në enigmën e kësaj tragjedie për të mësuar se kush ishte ai besim apo sekt që indroktinoi familjen Josifi në aplikimin e metodave të ringjalljes së një prej vajzave të familjes Anises qe dyshohet se u mbajt në banesë e pajetë për rreth 15 muaj.

1 3 4 5
<
>
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303