Dalin pamjet e të shtënave me armë zjarri në Pejë

Dalin pamjet nga të shtënat me armë zjarri gjatë ditës së djeshme në Pejë. Kamerat kanë kapur momentin e të shtënave dhe më pas personat duke vrapuar që qëllojnë me armë zjarri.

‘Sinjali’ raportoi ekskluzivisht gjatë ditës së djeshme se Azem Uka i njohur në Pejë si “Azem Sakica” është personi që kishte trazuar qytetin e Pejës. I plagosur kishte mbetur Kushtrim Krasniqi.

Policia e Kosovës gjatë ditës së djeshme ka konfirmuar se tre persona janë arrestuar pas plagosjes së një personi në Pejë.

“Rreth orës 12:43 të ditës së sotme ka pasur të shtëna me armë zjarri në rrugën “Nëna Terezë” në Pejë ku për pasojë mbeti i plagosur një person. Ai është dërguar në Spitalin Rajonal në Pejë, për trajtim të mëtutjeshëm dhe sipas ekipit mjekësor gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetë”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.