Dalin pamjet/ Murati hoqi dorë përfundimisht nga ajo dhe zgjodhi Olën, Sindi shpërthen në lot në prapaskenë

murati.jpeg

Në puntatën e djeshme në Për’Puthen dy konkurrentët Murati dhe Ola zhvilluan një takim ku u shfaqën mjaft të afërt me njëri-tjetrin. Por ky afrimitet ka ngjallur xhelozi te Sindi e cila zhvilloi dhe një përballje 4-minutëshe me Muratin.

Sindi: Kam sakrifikuar për një lidhje që ka qenë një gënjeshtër. Unë e konsideroja lidhje emocionale dhe mendoja se vërtetë kishim diçka që mes njëri-tjetrit ishte në progres, por në të vërtetë që provokimi i parë nga një femër e re, Murati i është dhënë. Mendoja se ishte mashkulli që i jepet një femre që i jep ndjenjat, jo gjënë fizike.

Ola: Ti hipe mbi tavolinë.

Sindi: I sati takim ishte? I pesti. Mos hy në debat kur nuk ke diçka personale. Ti Murat je çunak akoma.

Murati dhe Sindi patën një ballafaqim, ku kjo e fundit i kërkoi llogari për veprimet e tij dhe u shpreh se ishte e zhgënjyer që kishte investuar në një “lidhje” me Muratin, kur ai ra menjëherë pre e provokimit me një vajzë tjetër.

Konkurrenti i kërkoi Sindit të tërheqë deklaratën e saj se është në emision vetëm për Muratin dhe Sindi e tërhoqi e revoltuar. Të pyetur nga Bora a do të ketë sërish një takim mes tyre, Murati u përgjigj se pas kësaj që ndodhi, s’mund të bëjnë më një takim pasi s’do të shkonte mirë.

Pas këtyre ngjarjeve në emision, Sindi ka shpërthyer në lot në prapaskenë, siç tregon autorja e emisionit, Olsa Muhameti.

Ajo ka ndarë një fragment nga prapaskenat, ku Sindi shfaqet e përlotur, teksa fshin lotët e saj.

scroll to top