fbpx

Dalin pamjet nga vrasja e tifozit të Partizanit të Beogradit, ja si i iku me vrap ekzekutuesit

momenti-1-709x450.png

Kanë dalë ditën e djeshme pamje të reja sa i takon ekzekutimit me 6 plumba ndaj drejtuesit të tifozëve të Partizanit të Beogradit “Alcatraz”, Ljubomir Kica Markoviç.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 1 nëntor, ku vrasja tronditi padiskutim kryeqytetin e Serbisë.

Ngjarja tragjike ndodhi në një nga rrugicat e Beogradit, ku 37-vjeçari u qëllua me gjashtë plumb, duke ndërruar jetë në vend. Në videon e publikuar nga mediet serbe duket se viktima dallon agresorin dhe nis vrapin për t’u larguar, por nuk iu shpëton dot plumbave.

Markoviç fitoi reputacion në opinionin sportiv si një nga drejtuesit e grupit, të cilin ai e drejtoi me Djordje Prelic dhe Aleksandar Vavic. Më herët, Markovic ishte dënuar me 30 vite burg për vrasjen e tifozit francez, Bruce Taton. Mirëpo, pas vendimit të apelit, dënimi iu ul me 13 vite.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303