Dalin rastet e reja me koronavirus në Kosovë, shërohen 22 pacientë

covks5-600x360.jpg

Edhe 7 raste të reja me koronavirus në Kosovë në 24 orët e fundit. Konfirmimi është bërë nga ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia.  Gjithsej numri i të infektuarve me koronavirus ka shkuar në 806.

Laboratori i Mikrobiologjisë Molekulare në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) sot ka testuar 243 mostra, prej të cilave 7 kanë rezultuar pozitive.

Ministri po ashtu ka bërë të ditur se janë shëruar edhe 22 persona të prekur nga koronavirusi.

“ Sot nga 243 testime, kemi 22 bashkëqytetarë të shëruar dhe 7 raste pozitive me COVID-19”, ka njoftuar Vitia.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303