fbpx

Dalin shifrat e 24 orëve të fundit, serish lëkundet situata e COVID-19 në Itali

Në Itali ende nuk ka një kurbe sistematike në ulje. Gjatë 24 orëve të fundit u regjistruan 78 viktima të tjera duke e çuar numrin total në 32,955.

Ndërsa është ulur dhe numri i rasteve të reja gjatë 24 orëve të fundit ku këtë të martë u rrit me 397. Gjithsej numërohen 230,555 të infektuar në të gjithë vendin.

Numri pozitivë aktual me COVID-19 është 52,942 ku shumica janë të shtruar në spital. 521 prej tyre janë në gjendje më të rëndë shëndetësore. Numri total i të shëruarve është 144,658. Deri më tani në të gjithë Italinë janë kryer 3,539,927 tampone.