fbpx

Dalja e parë publike pas lindjes! Almeda, Tolgahan dhe vogëlushit të tyre

Screenshot_16-1.jpg

Më datën 5 maj Almeda Abazi së bashku me partnerin e saj Tolgahan Sayisman u bënë prindër, ndërkohë ditën e sotme për herë të parë janë bërë publike disa foto të shkrepura gjatë kohës kur bukuroshja po dilte nga spitali.

“Hurriyet.com” (portal turk) ka publikuar disa foto dhe video ku shfaqet aktori turk Tolgahan me bebushin në krahë, dhe pranë tyre edhe Almeda e cila duket e mrekullueshme edhe pas lindjes.

Gjatë një prononcimi mediatik bukuroshja u shpreh se është shumë e lumtur dhe se ndihet sikur është mbi re, ndërsa nga ana tjetër Tolgahan tha publikisht se falënderon Zotin që bashkëshortja dhe djali i tij janë mirë.

Rikujtojmë se vogëlushi quhet Efehan dhe ka ardhur në jetë në një spital privat në Stamboll me peshën 3 kilogramë e 285 gramë dhe gjatësi 50 centimetra.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303