Damian Gjiknuri publikon foton me ‘çunat problematikë’

Damian Gjiknuri vijon të tallet me përgjimet e publikuara nga BILD. Përmes një fotoje të postuar para takimit përmbyllës të fushatës zgjedhore të PS në Vlorë, Gjiknuri shfaqet me dy të rinj socialistë, të cilët në bluzat e tyre kanë të stampuar një logo ku shkruhet ‘çunat problematikë’.

Kjo shprehje apo frazë doli gjatë përgjimeve të publikuara nga gazeta gjermane Bild, për shitblerjen e votave në Dibër, ku Gjiknuri fliste me shefin e komisariatit dhe i thonte se do ti niste një furgon me ‘çuna prblematikë’ për të siguruar mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.