DASH e shpalli kampion, Ngjela: Goditje për ata që luftuan Dvoranin, Meta ra brenda

Spartak-Ngjela.jpg

Avokati Spartak Ngjela ka komentuar vlerësimin e Departamentit Amerikan të Shtetit, për ish-kreun e KED, Ardian Dvoranin, të cilin e rendit mes 12 personaliteteve që kanë luftuar korrupsionin.

Në një postim në rrjetet sociale, Ngjela shkruan se DASH goditi korrupsionin e lartë shtetëror në Tiranë. sipas avokatit kjo ishte një goditje e rëndë për të gjithë ata që e luftuan Dvoranin.

“Ilir Meta ra brenda plotësisht me këtë çështje. Dvorani ishte i vetmi gjyqtar që nuk votoi për lirimin e Metës në Gjykatën e Lartë me akuzën për korrupsionin, dhe tani ky merr medalje amerikane si figurë e pastër, ndërkombëtarisht, për luftën e tij kundër korrupsionit”, shkruan avokati ndër të tjera.

Reagimi i plotë:
Departamenti i Shtetit amerikan goditi sot rëndë korrupsionin e lartë shtetëror në Tiranë, duke i dhënë vlerë të veçantë gjyqtarit Ardian Dvoranit, si një figurë antikorrupsion në Shqipëri dhe si model ndërkombëtar.

Kjo ishte një goditje e rëndë për të gjithë ata që e luftuan Dvoranin.

Ilir Meta ra brenda plotësisht me këtë çështje. Dvorani ishte i vetmi gjyqtar që nuk votoi për lirimin e Metës në Gjykatën e Lartë me akuzën për korrupsionin, dhe tani ky merr medalje amerikane si figurë e pastër, ndërkombëtarisht, për luftën e tij kundër korrupsionit.

Por ishte pikërisht Meta që e pushoi si gjyqtar.

Departamenti i Shtetit amerikan tha sot  me shumë kuptim, që, kaq ishte mbretërimi i të korruptuarve të mëdhenj në Tiranë.

Por, çështja me më shumë rëndësi në këtë rast është fakti që politika amerikane e rinisi procesin e antikorrupsionit në Shqipëri, duke goditura me tepër forcë Ilir Metën.

Po të tjerët?

Në fakt, nërkohë, dosjet i ka nëpër duar SPAK-u.

Por, a do të veprojë SPAK në këto kohë?

Duke u nisur nga kjo që dëgjuam sot, SPAK-u kuptohet se paska filluar punë me temp të fuqishëm.

Kurse Shqiptarët po presin konkreten…

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303