Dash Shehi lëshon deklaratën e fortë zbulon ç’ndodh kur afrohet opozita me Metën

dashamir-shehi-1-1.jpg

Kreu i LZHK-së Dashamir Shehi, në një lidhje ‘Skype’ me  “Dita jonë”, deklaroi se sa herë që opozita ka afrim të tepruar me Presidentin, i bën keq vetes dhe Metës.

“Marrëdhënia Rama-Meta ka qenë gjithmonë me zig-zage. Prandaj, unë kam qenë gjithnjë i mendimit se linja opozitare duhet të jetë e shkëputur nga ajo e Presidentit, nëse është nevoja duhet të shkojë edhe kundër linjës së Presidetit. Sa herë që opozita ka afrim të tepruar me Metën, i bën dëm vetes dhe i bën dëm edhe Metës. E përkrahëm Ilir Metën në mbrojtje të Kushtetutës sepse në këtë pikë jemi bashkë të gjitha palët. Por, gjykoj që opozita duhet të mbajë linjën e vet të pavarur”, tha kreu i LZHK-së.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303