fbpx

Dash Shehi tregon se cilat janë ‘këmbët e urës’ për opozitën

Kryetari i LZHK-së, njëherazi ish -deputeti, Dashamir Shehi ka deklaruar sonte në Ora News, se me qeverinë Rama 9 pikat e Bundestagut nuk mund të realizohen.

‘Ne gjykojmë që këto 9 pikat nëse do merren me seriozitet e kanë si një kusht të domosdoshëm për të pasur një qeveri tranzitore. Ndryshe këto nuk bëhen. Pse nuk bëhen me qeverinë Rama? Po të bëheshin me qeverinë Rama nuk do ishte e nevojshme tja vinte në dukje bota se mungojnë 9 pika. E dyta Rama ka 6 vjet në qeveri, po të kishte ndërmend  për të bërë jo të 9 pikat, por sikur të kishte bërë nja 2 të paktën do kishte të mundur për ti bërë. Kështu që kjo nënkupton edhe këtë situatë. Megjithatë ne do ti ofrojmë ofertën tonë për secilën nga këto pika, pastaj do presim palën tjetër.

Shehi u shpreh se 9 pikat e Bundestagut janë këmbët e urës, por urën duhet ta ndërtojmë vetë ne shqiptarët.

‘Rruga që kemi nisur është e gjatë, do kalojë nëpër 9 pikat e Bundestagut gjerman që janë këmbët e një ure për të lidhur një breg me një breg tjetër, por urën do të duhet ta bëjmë ne shqiptarët vetë.