fbpx

Dashamir Shehi i bën kërkesën publike Lulzim Bashës: Nëse vjen në pushtet nuk duhet…

dashshehi.jpg

Kreu i LZHK, Dashamir Shehi ka dalë pak më parë me një sugjerim publik ndaj Kryedemorkatit Lulzim Basha.

Sipas Shehit, Basha duhet të qetësojë të gjithë punonjësit e administratës publike, se nëse ai vjen në pushtet nuk do i heqë nga puna.

 “Do i jepja një sugjerim tjetër përtej premtimeve për biznesi. Zoti Basha ne të gjithë kemi një detyrim të madh tu japim një mesazh sigurie, qetësie për profesionalizmin administratës publike dhe vendeve të punës në shtet. Sepse Rama po bën terror duke u thënë se ditën që të vijnë ata do u heqin. Kur të vijmë ne ata drejtorët hajdutë do ikin, por me mijëra nënpunës të tjerë që kanë marrë rrogën modeste, me mijëra teknikë do rrinë aty në punë. Sidomos pjesën e policisë. Nuk i dorëzojmë ne se janë socialistë. E njëjta gjë me nënpunësit që ngjitur me zotësi, edhe duke qenë aty dhe socialistë. Do ta jemi të parët që i thotë je socialist ik e tregoje ditën e votimit. Vetëm kështu thyhet. Edhe këtë duhet të bëjë zoti Basha, se ka një çmim kjo. Ai që është i zoti s’ka gjë le të vazhdojë të jetë me Edi Ramën. Kjo është ideja e shtetit ligjor që s’ke të drejtë të më heqësh nga puna se jam me kundërshtarin. Ky është mesazhi më i madh që duhet të japë zoti Basha ndaj administratës publike. Këta sektorë duhen të mbrohen,” deklaroi ai.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303