fbpx

Dashamir Shehi: Yuri Kim ka vënë gishtin në plagë, mesazhi është për…

Kryetari i LZHK, Dashamir Shehi ka folur për News24 në lidhje me Reformën në Drejtësi si dhe ka dy fjalë për deklaratat e Yuri Kim.

Shehi vlerësoi se kryeministri Rama nuk e do reformën në drejtësi, kurse shtoi se reforma është e pandalshme.

“Rama po pengon reformën në drejtësi. Deklarata e ambasadores Kim është për Edi Ramën. Kim ka vënë gishtin në plagë. Reformën në drejtësi nuk pengohet edhe nëse duam”, tha Shehi.

Në lidhje me pikat e presidentit Ilir Meta në platformën e tij, Shehi deklaroi se nuk është dakord me to. Sipas Shehit, opozita shpesh herë ka qenë në një mendje me kreun e shtetit, por kjo nuk do të thotë se është dakord gjithmonë me propozimet e tij. Shehi shtoi se nëse flasim për pikat e presidentit, ata janë më shumë pika që duhet t’i plotësojë kryeministri Edi Rama.