“Dashuri që të rrëqeth”

Screenshot_3-1.png

Nga IDA NURÇE

Pas gjithë gjurulldisë që bëri Kostantino dhe gjithë ekuacionit të pazgjidhur që na la pas, befas na u shfaq Serxho.

Për të gjithë ju që nuk e njihni, Serxho është një djalë 23-vjeçar, i cili punon si guxhinier në Shkodër.

Një djalë i urtë, punëtor, i matur, plot mençuri, sa ndonjëherë habitesh me moshën e tij.

Ajo që të habit te ky djalosh, është fakti se  ai ka marrë një përgjegjësi me të madhe se mosha e tij.

Shkurt, Serxho ka birësuar një fëmijë bashkë me familjen e tij.

Çudia e parë nis që këtu, pasi për të gjithë ne, nëse e mendojmë më gjatë, na duket thuajse e pamundur që një 23-vjeçar të birësojë një fëmijë, duke sjelle në vëmendje si janë 23-vjeçarët e sotshëm.

Çudia e dytë është se Serxhio ka birësuar një fëmijë me aftësi të veçanta, gjë kjo e cila nuk ka qenë fare pengesë për të.

Ai i dhuron shumë dashuri atij dhe në të njëjtën  kohë merr po aq shumë dashuri.

Madje mund ta them me plot gojën që në momentin që ata të dy takohen, dashuria që përçohet të shkund trupin edhe ti që e shikon dhe në mënyrë të pavullnetshme të të mbushen sytë me lot.

Dashuri e pastër. Kjo është ajo për të cilën ky vend ka nevojë më shumë.

Për atë të sinqertën, duke filluar nga njeriu për njeriun e duke kaluar te njeriu për tokën, për vendin, për atdheun.

Duke mos na ndare feja, politika, krahina, malokëria, apo zilia.

Serxhio ishte shembulli i qartë që dashuria mund të mbizotërojë mbi gjithçka.

Ai na dha shembullin më të mirë të cilin shume organizata janë munduar të na e japin nëpërmjet fjalëve, evenimenteve te ndryshme etj.

Serxho jeton çdo ditë me Daminushin, përcjell çdo ditë foto të tij nëpër rrjete sociale dhe ai duket aq i bukur, aq i bukur sa shumë fëmijë të tjerë me sindromën Down.

Sepse ky është shqiptari Serxho, siç duhet të jetë çdo shqiptar tjetër, qoftë mësues, qoftë drejtor, qoftë politikan, ministër apo kryeministër. Të mbushur plot dashuri!

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303