Dashuria pak e njohur homoseksuale e albanologut me bariun shqiptar

Bajazid Elmaz Doda ishte një shkrimtar dhe fotograf shqiptar, i lindur në Rekën e Epërme të Maqedonisë.

Ai ka shkruar në Vjenë librin “Jeta e fshatarëve shqiptarë në Rekën e Epërme, pranë Dibrës” si dhe është autor i disa fotove të rralla të viseve shqiptare gjatë kohës që ato i përkisnin Perandorisë Osmane.

Doda njihet si mik i ngushtë i baronit hungarez Franz Nopcsa, i cili ishte i pari që bëri hartën gjeologjike në Shqipëri dhe u bë një prej etnografëve dhe historianëve më të njohur.

doda 20160629123556865 20160629123648726 20160629123639674 20160629123629471 20160629123624442 20160629123617272 20160629123611841 20160629123604442
<
>

Por, përse është anashkaluar dhe është lënë në harresë? Një prej arsyeve mund të jetë fakti se ai flitej se ishte homoseksual. Në vitin 1906, teksa planifikonte një udhëtim, Nopsca punësoi një të ri shqiptar që të bëhej sekretar i tij: Bajazid Elmaz Dodën. Nopsca shkruante në ditarin e tij se Doda është i vetmi “njeri që më do me të vërtetë”, që prej Louis Draskovic. Ndjenja ishte reciproke. Nopsca do ia vinte emrin një breshke të vjetër “Kallakobotion bajazidi”, ose “Bajazidi i bukur dhe rrumbullak”.

Nopsca për pak nuk u bë edhe mbret i shqiptarëve. Duke qenë se kishte jetuar prej vitesh në Shqipëri dhe kishte lidhje të forta, ai fuqitë e mëdha nuk e mbështetën dhe zgjodhën Princ Vidin. “Shqipëria ime vdiq”, shkruan Nopcsa në një letër.

Në vitin 1933, kur ishte 55 vjeç, një mëngjes u zgjua në gjendje të rënduar mendore, duke qëlluar Dodën në gjumë përpara se të vriste veten. La pas një shënim, duke theksuar se arsyeja e këtij veprimi ishte kolapsi nervor. Nopsca dhe Doda u varrosën në Vjenë në të njëjtën orë, Nopsca në një kremator dhe Doda në varrezën myslimane. Nuk ka asgjë që shënjon varrin e tij, kurse mbi varrin e Dodës është rritur një pemë hiri.

Lër një koment