“Data 12 maj do të…”. Astrologia Meri Gjini bën parashikimin për shenjat e horoskopit

as-1.jpg

Astrologia Meri Gjini ka bërë parashikimin e çdo shenje horoskopi dhe shprehet se gjatë këtij muaji, shëndeti fizik do të jetë mjaft i mirë për të gjitha shenjat, ndërsa thekson se data 12 maj do jetë e mbushur me ndjenja të bukura, kreativitet dhe dashuri për çdo shenjë.

“Këtë muaj problemet me shëndetin do jenë më të vogla dhe më të menaxhueshme. Është kthyer Plutoni në të kundërt në fundin e prillit që do thotë se vdekja, ose frika e vdekjes dhe ekzistencës duket sikur do të minimizohet. Përsa i përket fizikut dhe sëmundjes është mijëra përqind e sigurt që do jemi mirë.

Përsa i përket karantinimit, kam bindje se sot në darkë del hyrja pak disforike që mua më ka shkaktuar pak ankth, por pa e ndarë me të tjerët. Bashkimit të Mërkurit, Diellit dhe Uranit është ajo frika se mos ndodh diçka papritur që mund të na i ndryshojë planet apo gjërat. Fatmirësisht kjo gjë mbaron sot dhe nga nesër do të jemi shumë më mirë me lëvizjen, dhe humorin. Në datën 12 ndjenjat e bukura, kreativiteti, imagjinata dhe dashuria do të jenë kryefjala”, ka thënë ajo.

 

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303