Data (e parëndësishme) e zgjedhjeve vendore

balla-luan-rama.jpg

Zgjedhjet e ardhshme vendore kanë çuar krerët e grupeve parlamentare të partive kryesore në vend në zyrën e Presidentit Ilir Meta.

Në dalje të takimit me Kreun e Shtetit, deputeti i PS-së Taulant Balla u shpreh se dy janë datat më të mundshme të zgjedhjeve të vitit të ardhshëm, dy të dielat e fundit të muajit qershor.

“Duke falënderuar Presidentin e Republikë për vijimësinë e një tradite shumëvjeçarë për konsultimin me partitë kryesore politikë lidhur me dekretimin e datës se zgjedhjeve vendore të qershorit të 2019, zhvilluam një bisede me të. Kodi zgjedhor është i qartë, qoftë në mandatin e përfundimit të të zgjedhurve vendorë, qoftë edhe për përcaktimin e sezonit zgjedhor prill-maj qershor, që është zhvilluar dy të dielat e fundit të qershorit. Këto janë dy datat e mundshme të zhvillimit të zgjedhjeve vendore”, tha Balla.

Disa minuta më vonë në Presidencë ka shkuar kreu i grupit parlamentar të LSI-së Luan Rama, i cili në dalje të takimit me Metën është shprehur se për forcën që ai përfaqëson nuk ka shumë rëndësi data, por cilësia e zgjedhjeve.

“Unë ndava me të shqetësimin e LSI se problemi i zgjedhjeve në Shqipëri nuk është data, por pastrimi i zgjedhjeve nga interferenca dhe lobimi nga grupet kriminale. Problem ka qenë dhe blerja e zgjedhjeve dhe ka qenë në kolaps. Një pushtet që buron nga veprimtaria kriminale, do i kthejë reston grupeve kriminale. Për sa kohë nuk ka vëmendje, vlerësim dhe angazhim të qeverisë për të pastruar ajo e para veten dhe zgjedhjet nga krimi, gjithçka është formale. Jam këtu për qëndrimin e LSI dhe atë çfarë unë i kam thënë Metës, dhe s’mund të behëm zëdhënës i presidentit. Ky vend i mbytur nga informalitet nuk ka nevojë për zgjedhje formale, por për zgjedhje reale që të shprehen vullnetin qytetar dhe jo kriminal. Publiku po e sheh vet se çfarë ndodh me qeverisjen dhe çfarë ndodh kur qeveria duhet t’i kthejë reston krimit”, tha Luan Rama.

të qershorit të 2019, zhvilluam një bisede me të. Kodi zgjedhor është i qartë, qoftë në mandatin e përfundimit të të zgjedhurve vendorë, qoftë edhe për përcaktimin e sezonit zgjedhor prill-maj qershor, që është zhvilluar dy të dielat e fundit të qershorit. Këto janë dy datat e mundshme të zhvillimit të zgjedhjeve vendore”, tha Balla.

Disa minuta më vonë në Presidencë ka shkuar kreu i grupit parlamentar të LSI-së Luan Rama, i cili në dalje të takimit me Metën është shprehur se për forcën që ai përfaqëson nuk ka shumë rëndësi data, por cilësia e zgjedhjeve.

Unë ndava me të shqetësimin e LSI se problemi i zgjedhjeve në Shqipëri nuk është data, por pastrimi i zgjedhjeve nga interferenca dhe lobimi nga grupet kriminale. Problem ka qenë dhe blerja e zgjedhjeve dhe ka qenë në kolaps. Një pushtet që buron nga veprimtaria kriminale, do i kthejë reston grupeve kriminale. Për sa kohë nuk ka vëmendje, vlerësim dhe angazhim të qeverisë për të pastruar ajo e para veten dhe zgjedhjet nga krimi, gjithçka është formale. Jam këtu për qëndrimin e LSI dhe atë çfarë unë i kam thënë Metës, dhe s’mund të behëm zëdhënës i presidentit. Ky vend i mbytur nga informalitet nuk ka nevojë për zgjedhje formale, por për zgjedhje reale që të shprehen vullnetin qytetar dhe jo kriminal. Publiku po e sheh vet se çfarë ndodh me qeverisjen dhe çfarë ndodh kur qeveria duhet t’i kthejë reston krimit”, tha Luan Rama

scroll to top