Data e zgjedhjeve/ Meta takohet me Ramën në Kosovë

Kryeministri Edi Rama dhe Kryetari i Kuvendit Ilir Meta, gjate homazheve ne Akademine e Sigurise ne Sauk, per nder te komandantit te Forcave te Nderhyrjes se Shpejte te Shkodres, FNSH, Simon Gjeta, i cili ra ne krye te detyres, gjate nje operacioni per arrestimin e Ruzhdi Aishtes, ne Shkoder. /r/n/r/nPrime Minister Edi Rama and Parliament Speaker Ilir Meta, during the homage in honor for Commander of the Fast Reaction Forces of Shkodra, Simon Gjeta, who has fallen on duty yesterday, during an police action to arrest Ruzhdi Aishtes.

Paraditen e sotme burime nga Presidenca bënë me dije se Meta do të nisë sot konsultimet me partitë politike për një datë të re për zgjedhjet lokale. Por ajo që të gjithë duan të dinë, është nëse Presidenti do të takohet me Kryeministrin Rama për vendosjen e një date të re për zgjedhjet e 30 qershorit?

Mësohet se Kryeministri Rama do të jetë në Kosovë në kuadër të 20 vjetorit të çlirimit të vendit nga forcat serbe, në sajë të ndërhyrjes së NATO-s, me vendim të presidentit amerikan Bill Clinton, i cili po ashtu ndodhet në Prishtinë. Po ashtu, i pranishëm në ceremoni do të jetë dhe Presidenti Meta. Nuk dihet ende nëse Meta dhe Rama do të zhvillojnë një bisedë mes tyre lidhur me zgjedhjet.

Nga ana tjetër KQZ ka nisur me printimin e fletave të votimit, duke mos iu bindur vendimit të presidentit Meta, dhe duke marrë në këtë mënyrë funksionet e Gjykatës Kushtetuese, që ka atributet e vlerësimit të dekreteve presidenciale./Real-news.tv/