De Biasi: Shqipëria, eksperienca më e rëndësishme e karrierës

Gianni De Biasi ka deklaruar se aventura në kombëtaren e Shqipërisë ka qenë një nga më të rëndësishmet e karrierës së tij, “për të mos thënë më e rëndësishmja”.

“Ka qenë një nga më të rëndësishmet, për të mos thënë më e rëndësishmja e jetës sime profesionale. Bëmë diçka që në fillim nuk e mendonte njeri që do ta bënim: të çonim atë skuadër në Evropianin e vitit 2016 në Francë”, tha De Biasi në një intervistë për “Il Milanista”.

Atë arritje të madhe të futbollit tonë, De Biasi e shpjegon kështu: “Mendoj se gjithçka lindi nga puna dhe dëshira e atyre futbollistëve”.

Lër një koment