De Niro e quan Donald Trump-in humbës dhe gangster të parealizuar

973996_1.jpg

Aktori i njohur i hollivudit, Roberto De Niro, ka qenë i ftuar në emisionin Late Show me Stephen Colbert, ku ka folur në lidhje me filmin e Netflix, “The Irishman”, ku rikthehet në zhanret me gangsterë. Ndërsa nuk ka mundur në mos flasë për Trumpin.

“Madje edhe gangsterët kanë moral dhe etikë. Ata i kanë kodet e tyre dhe dihet kur ia japin dikujt fjalën.Gjithçka që keni është fjala e dhënë. Ky tip (presidenti) nuk e di as çfarë do të thotë kjo”

Kështu është  shprehur De Niro, i cili paraprakisht gjatë bisedës tha se :

“Tani kemi një gangster të bardhë në Shtëpinë e Bardhë” duke iu referuar Trumpit.

Kjo nuk  është  hera e pare qe regjisori dhe producenti i famshëm po e kritikon kreun e Shtëpisë së Bardhë. /real-news.tv

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303