fbpx

Debate në komision, Sandër Lleshaj merr kritika të forta

sandro.jpg

Ka nisur me debate në Komisionin e Sigurisë mbledhja ku do të diskutohej projektbuxheti për vitin 2019, ku ishte caktuar seanca me ministrin e brendshëm Sandër Lleshaj.

Ky i fundit nuk kishte ardhur në mbledhje, pavarësisht se një ditë më parë e kishte vendosur orarin si të përshtatshëm, dhe në vendin e tij kishte dërguar zëvendësin Julian Hodaj.

Kjo lëvizje nuk është pranuar nga deputetët e opozitës Myslim Murrizi dhe Leftet Maliqi, të cilët janë larguar nga mbledhja, duke detyruar Ermonela Felajn që të shtyjë për nesër diskutimin.

Pjesë nga debatet në Komision:

Felaj: Sipas rregullores duhet të ishte i pranishëm për të diskutuar ministri Lleshaj

Murrizi: Propozoj të shtyhet mbledhja deri kur të vij ministri, është me rëndësi të jetë vet Lleshaj për të diskutuar mbi buxhetin për 2020

Qefalia: Më duket non sens të shtyjmë mbledhjen mund ta zhvillojmë edhe me Zv/ministrin

Felaj: Mbledhja u caktua në këtë orar sepse e kerkoi vete ministri Lleshaj, nuk kam asnjë njoftim pse nuk është paraqitur vetë ministry. Duhet të jemi korrekt me oraret

Maliqi: Rëndësia e këtij institucioni është shumë e rëndësishme, të jetë i pranishëm ministri i Brendshëm

Felaj: Zoti Hodaj unë e vlerësoj angazhimin tuaj, por duhet të shtyjmë mbledhjen, për shkak dhe të qendrimit që patën kolegët e opozitës.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303