Debate në Parlament/ Kujtim Gjuzi kapet me Arben Ahmetaj: Fiksoje mirë dhe…

Ka pasur momente tensioni dhe debati ditën e sotme në Parlament.

Një përplasje paksa e vogël ka qenë mes Kujtim Gjuzit dhe Arben Ahmetajt.

Gjuzi ka paralajmëruar Ahmetajn se nuk duhet ta përbuzë opozitën e re pasi nuk janë aq të lehtë sa duken.

“Arben, ne nuk jemi opozita e rrugës. Ne kemi qenë opozitë që në kohën që na kanë vrarë ata të tjerët, pararendësit tuaj. Mos na vrit me fjalë këtu se nuk jemi aq të lehtë sa dukemi. Okej Arben? Po ta them këtë me dashamirësi sot, mundohu ta fiksosh dhe të jesh në rregull me ne të tjerët”, iu drejtua Gjuzi Ahmetajt./real-news.tv