fbpx

Debate të forta në grupin parlamentar demokrat, shkarkohet Rudina Hajdari, ja kush u vendos në vend të saj

Ditën e sotme është mbledhur grupi parlamentar i opozitës, ku mësohet se ka pasur debate të forta. Sipas burimeve, mësohet se në mbledhje 9 deputetë kanë vendosur shkarkimin e kryetares Rudina Hajdari dhe në krye të grupit mësohet se do të jetë deputeti Myslim Murrizi.

Arsyeja kryesore e shkarkimit ka qenë mostransparenca e Rudina Hajdarit.

Ka qenë deputeti Ralf Gjoni dhe deputetë të tjerë të cilët i kanë kërkuar Hajdarit të tërhiqet nga tryeza e Këshillit Politik pë Reformën Zgjedhore.

Lidhur me këtë vendim ende nuk ka një reagim nga Hajdari, si edhe për faktin nëse do ta pranojë këtë kërkesë të deputetëve ose jo.