fbpx

Debatet e ashpra/ Vasili: Rama do ta shkatërrojë Reformën Zgjedhore

Për nënkryetarin e LSI Petrit Vasili Edi Rama do që të shkatërrojë konsensusin mes palëve e të kompromentojë kështu Reformën Zgjedhore.

“Kryeministri tha dje se nuk më interesojnë propozimet e opozitës, por më interesojnë vetëm propozimet e OSBE ODIHR-it. Në Shqipëri ka ndodhur vetëm një fenomen, grabitje dhe vjedhje e votës. Kjo maxhorancë ecën me divizën “ju votoni se ne numërojmë votat”. Rama e tha qartë se nuk negociojmë asgjë. Ne kërkuam që maxhoranca të tërhiqet, duke qenë se nuk do konsensus”, tha Vasili, në një intervistë në “Neës 24”.

Sipas tij Gjiknuri u vendos hapur në krah të zonjës Hajdari. “Ata kërkonin që të vazhdohej si të vijohet diskutimi me sistemin. Gënjeshtra nuk ka qenë ndonjëherë meritë, por një turp. Aq më tepër në moshë të re, të jep nurin e karakterin. Fakti që gjiknuri është kapur në vjedhje votash është problem shumë i madh moral. Sigurisht është një tregues i keq. Ky është kompromentim politik. Maxhoranca do që ta kompromentojë këtë proces”, deklaroi Vasili.