fbpx

Debatet për Camajn dhe Koliqin, reagon Akademia e Shkencave, jep njoftimin e rëndësishëm

akademia-e-shkencave-770x433.jpg

Teksa vijon ende të diskutohet çështja e Ernest Koliqit dhe Martin Camajt, Akademia e Shkencave ka bërë një reagim në lidhje me debatet.

Reagimi i Plotë:

Akademia e Shkencave ka ndjekur debatin e ditëve të fundme për disa personalitete të rëndësishëm të letërsisë, shkencës dhe kulturës kombëtare. Akademia e Shkencave vlerëson se ky debat nuk ka të bëjë me vlerat dhe kontributet letrare dhe shkencore të personaliteteve për të cilët diskutohet
Krijimtaria, kontributet dhe vlerat e trashëgimisë letrare, kulturore e shkencore janë për Akademinë e Shkencave kriter themelor për vlerësimin e personaliteteve të botës shqiptare. Ne do të mirëprisnim çdo debat për një problematikë të tillë me objekt të mirëfilltë shkencor.

Në këtë optikë përgjegjësie institucionale, Akademia e Shkencave e ka shprehur qendrimin e vet ndaj vendit që kanë në historinë e letërsisë këta personalitete përmes kërkimeve cilësore në formën e monografive, artikujve shkencorë dhe botimeve enciklopedike të shumë anëtarëve të saj, që qendrojnë mbi përditshmërinë e debateve mediatike.

Akademia rikonfirmon vlerën e këtyre kontributeve dhe në mënyrë të përmbledhur zgjedh të shqiptohet me fjalët e akademikut Ismail Kadare:

Eshtë një nga shkrimtarët më të mirë të kombit shqiptar, me po atë vlerë në prozë sikurse në poezi, dy hapësira të mëdha, me të cilat ai u përpoq të zëvendësonte atdheun e munguar. Ishte po aq i fisëm në veprën e tij, sa edhe në vizionin për raportet njerëzore brenda familjes së shkrimtarëve. Këto të fundit, për fat të keq, vazhdojnë të jenë kaq munguese në jetën tonë.

Ishte Auron Tare i cili ndezi zjarrin e një debati mbi 2 figurat shqiptare të letërsisë dhe letrave shqipe, pas një studimi të publikuar ” “Camaj dhe Koliqi të pazbuluar” te cilet sipas tij ishin bashkëpunëtorë të shërbime sekrete amerikane dhe jugosllaveapo dhe agjencive gjermane dhe ruse gjatë kohës që ishin jashtë vendit.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303