Debati i Aldo Teqjes me të fejuarën, shfryn kunati: Ku jeni o…

 

 

Kunati i Aldo Teqjes, Redi Veriu, ka qenë kritik me mediat. Katër ditë pas ngjarjes që tronditi opinion në Shqipëri, futbollisti i talentuar që sot luan me Tërbunin, por dikur ishte pjesë e të rinjve të Tiranës, ka akuzuar median se raportoi diçka të pavërtetë.

Në statusin e tij në Instagram, Redi Veriu, që është vëllai i të fejuarës së 24-vjeçarit Teqja, deklaron se të gjithë duhet t’i kërkojnë falje Aldo Teqjes, pasi ky i fundit ra nga kati i gjashtë dhe u raportua se ishte vetëhedhur pas një zënke me të fejuarën. “Përshëndetje! Ku jeni o portale dhe media, se nuk e di çfarë t’iu them… Si e vetëvratë Aldon? Dilni kërkoni falje publike se ishte turp”, shkruante Veriu.Reagimi i Policisë: Vendimin për t’u hedhur nga kati i gjashtë i pallatit në gjendje të rëndë psikologjike e ka konfirmuar edhe Policia e Shtetit. Nëpërmjet një komunikate për shtyp, policia ka njoftuar se: “Rreth orës 19:40 në rrugën “Medar Shtylla”, dyshohet se në kushte të rënduara psikologjike, është vetëhedhur nga kati i 6-të i banesës shtetasi A. T.,24 vjeç, i cili u dërgua në spital për ndihmë të specializuar mjekësore. Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”.