fbpx

Debati me Antonelën/ Flet Big Mama: I kërkoj ndjesë mamit të Antonelës, por Antonelës jo!

4345D5E6-EE24-40F3-B2BA-BDDB297D4385.jpeg

Big Mama ka mbërritur në studion e Big Brother ku pas debatit të ashpër me Antonelën la shtëpinë më të famshme.

Big Mama kërkoi ndjesë për fajlorin por tha që ky është karakteri i saj dhe se nuk duhej të ishte prekur në baza nacionale. Ajo tha se i kërkon falje mamit të Antonelës, por jo Antonelës vetë.

“Arbana ju kërkoj ndjesë juve, publik, familjen së Antonelës në qoftë se u kam shkaktuar mërzitje. Më ka prekur te baza nacionale. Antonela din të na prekë te pikat tona të dobëta. Unë nuk e mbaj mend çfarë kam thënë. Por unë se kam sharë serbisht.

Unë e zotëroj edhe maqedonishten edhe serbishten. Fatmirësisht aty ka kamera dhe çdo gjë mësohet. Ju lutem duhet të nxirrni videon. Më thonin që aty ishte lojë, unë nuk kam luajtur. E kam shijuar atë eksperiencë.

Ky është karakteri im. Në qoftë se nuk do kisha reagu ashtu siç reagova nuk jam Big Mama. Ne e kemi pik të dobët bazën nacionale. Nuk duhet të isha prekur aty. Unë e nxjerr ndonjë sharje nga goja, por me shaka. Mamit të Antonelës i kërkoj falje, por Antonelës jo. ”- tha Big Mama.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303