fbpx

Debati për Reformën në Drejtësi, ambasadori italian ka dy fjalë, ja thirrja e tij

Ambasadori italian në Tiranë, Fabrizio Bucci ka reaguar në lidhje me çështjen e Reformës në Drejtësi.

Në një mesazh të publikuar nga ambasada italiane në “Facebook”, ambasadori Bucci thekson se është pozitiv fakti që çështja e Reformës në Drejtësi vijon të jetë në qendër të debatit politik.

Komenti i tij në Facebook:

Përsa i përket reformës në drejtësi: pozitiv fakti që çështja vijon të jetë në qendër të debatit politik! Çuarja përpara e reformave mbetet një kusht i rëndësishëm për anëtarësimin në BE. Ofrojmë mbështetjen maksimale, jemi pranë popullit dhe Autoriteteve shqiptare në këtë rrugëtim. Prioritet i përbashkët!