Dëbimi i iranianëve/ Reagon Uashingtoni, SHBA lavdëron Shqipërinë

Pasi qeveria shqiptare dëboi dy diplomatët iranian, Morgan Ortagus, zëdhënësja e Departamentit Amerikan të Shtetit, ka përshëndetur dhe lavdëruar vendimin e mare nga pala shqiptare. Të mërkurën, qeveria shqiptare njoftoi për dëbimin e dy zyrtarëve iranianë, shtetasit Seyed Ahmed Hosseini Alast dhe Mohamed Peimanemati, ku Zëri Amerikës raportoi se këta dy diplomatë kishin qenë bashkëpunëtorë të gjeneralit të vrarë iranian Qassem Suleimani.

“Ne e lavdërojmë vendimin e qeverisë së # Shqipërisë për të dëbuar dy diplomatët e ashtuquajtur # Iran. Regjimi iranian vazhdon të përdorë objektet e tij diplomatike në Evropë dhe gjetkë si mbulesë për të komplotuar sulme terroriste, si dhe për të kërcënuar dhe spiunuar iranianët që jetojnë jashtë”.