Dëbora “bllokon” Gjermaninë

Të paktën 120 fluturime janë anuluar dhe rreth 70 të tjera janë vonuar për më shumë se një orë në aeroportin e Mynihut, tha një zëdhënëse e aeroportit.

Zyrtarët në aeroportin e dytë më të madh të Gjermanisë u detyruan të ndryshonin oraret e fluturimit për shkak të dëborës së madhe që nga e premtja.

“Tani për tani, është e vështirë të vlerësohet nëse do të ketë më shumë anulime gjatë ditës”, tha zëdhënësja Kathrin Stangl. “Ne duhet të presim dhe të shohim ndryshimet e motit”.

Aeroporti këshillon pasagjerët të pyesin për statusin e fluturimit me linjat ajrore përkatëse.

Kontrolli i trafikut ajror gjithashtu ka vendosur kufizime për shkak të dukshmërisë së zvogëluar. Aeroporti kishte rreth 850 fluturime të planifikuara për të shtunën. Edhe trenat kanë ndërprerë udhëtimet gjithashtu.

Nga ana tjetër, dëbora në Mynih pritet të vazhdojë.

Kompania hekurudhore rajonale bavareze Waldbahn raportoi se ishte e detyruar të ndalte plotësisht trenat e saj për shkak të motit të ashpër. Disa pemë ranë nën peshën e dëborës dhe bllokuan binarët, dhe pastrimi do të ishte i mundur vetëm pas përmirësimit të kushteve, thanë ata.

Lër një koment