fbpx

Dëbora përfshin edhe qytetin e Korçës “Parisi i Shqipërisë”

WhatsApp-Image-2019-01-09-at-18.38.07.jpeg

Qyteti i Korçës është përfshirë nga reshjet e dëborës mbrëmjen e sotme.

Pas disa ditëve me reshje shiu në të gjithë vendin, që solli edhe përmbytje në një pjesë të zonave, “Parisi i Shqipërisë” është mbuluar nga bardhësia.

Në zonën e Korçës të përfshira nga dëbora më parë janë Dardha dhe Voskopoja.

Dëbora e parë në Dardhë ra më 22 nëntor të vitit që lamë pas.

Mbrëmjen e sotme dëbora nisi edhe në Bulqizë me intensitet të lartë.

Kujtojmë se Evropa po përballet me stuhinë e dëborës “Filomena”, e cila fillimisht ka ngrirë Spanjën, ku temperaturat në qytezën Bello, të njohur dhe si Siberia spanjolle, zbritën në minus 25 gradë Celsius.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303