fbpx

Dëbora ‘pushton’ Dibrën, vështirësi në qarkullim dhe mungesë energjie

debora-4.jpeg

Ditën e sotme, Dibra është ‘pushtuar’ nga reshjet të dendura dhe të shumta dëbore.

Në zonat e thella lartësia e dëborës arrin në 60 cm si Lurë, Kalaja e Dodës, Arras, Trebisht dhe në disa fshatra të Njësisë Zerqan. Në zonat e ulëta arrin në 20 cm, reshjet në këto momente vazhdojnë me intensitet të lartë.

Shumë njësi në qarkun e Dibrës vazhdojnë të jenë të bllokuara nga reshjet e dëborës. Ata pak furgonë që kanë pasur të drejtë për të lëvizur për shkak të Covid-19 edhe ato janë të bllokuara nga bora. Në rrugën nacionale Milot-Peshkopi janë 8 borëpastruese që po punojnë për pastrimin e rrugës.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303