fbpx

Degjeneron sherri me mjete të forta brenda familjes, nipi rreh xhaxhanë dhe djalin e tij

Një 22-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi ka dhunuar xhaxhanë bashkë me djalin e tij. Bëhet me dije se ai i ka goditur me sende të forta.

Kjo ngjarje ka ndodhur në fshatin Burgajet të Matit.

Në pranga ka përfunduar shtetasi A.D 22 vjec, që qëlloi xhaxhanë H.D 58 vjec dhe djalin e xhaxhait A.D 27 vjec.

Njoftimi i policisë:

Mat

Ndërhyrja në kohë e Policisë parandalon përshkallëzimin e mëtejshëm të një konflikti në familje.

Goditi me sende të forta xhaxhanë dhe djalin e tij, vihet në pranga 22-vjeçari.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, pasi kanë marrë informacion se në fshatin Burgajet, Mat, po ndodhte një konflikt në familje, menjëherë kanë organizuar punën dhe falë ndërhyrjes së shpejtë kanë parandaluar konfliktin e mëtejshëm që mund të kishte pasoja të rënda.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

D., 22 vjeç, banues në fshatin Burgajet, Mat.

Ky shtetas, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta xhaxhanë e tij shtetasin H. D., 58 vjeç dhe djalin e xhaxhait, shtetasin A. D., 27 vjeç.