fbpx

“Dëgjo këtu ti ped*rast m*ti”, deputeti harron mikrofonon hapur: Pse ça bëra unë?

Komisioni për Integrimin Europian ka zhvilluar një takim online sot. Mirëpo, një telefonatë jo normale është dëgjuar gjatë kësaj mbledhjeje.

Në momentin që kryetarja e Komisionit, Rudina Hajdari po bënte apelin përmes platformës “Zoom”, në radhën e deputetit Taulant Balla, u dëgjua edhe zëri “misterioz”.

Në pamje duket vetëm Hajdari por, për një moment ndizet një nga mikrofonët e deputetëve dhe dëgjohet telefonata: “Dëgjo këtu ti pederast m*ti”.

Nga mikrofoni i ndezur dëgjohet edhe përgjigja e deputetit i cili thotë: “Pse ça bëra unë?”

Më pas linja ndërpritet dhe i kalon radha deputetit Nikolin Staka.