“Dëgjova një shpërthim, pashë Agronin të shtrirë në shesh”! Detaje nga vdekja tragjike e elektricistit në Tepelenë

lajm-i-fundit-3-3-74.jpg

Detaje të reja janë mësuar në lidhje me vdekjen tragjike të elektricistit Agron Manaj në Tepelenë. Mësohet se viktima dhe kolegu i tij Adriatik Hasimi kishin shkuar për të inspektuar linjat e tensionit pa patur një urdhër pune, por edhe pa informuar OSHEE Tepelenë.

Një ditë para se të ndodhte incidenti fatal, dy elektricistët kishin inspektuar dhe rregulluar në mënyrë vullnetare një avari në linjat përcjellëse që mbulonin zonën. Por dje ata ishin rikthyer për të parë se çfarë kishin rregulluar dhe papritur ka ndodhur një shpërthim. Adriatik Hasimi ka treguar në dëshminë e tij në polici se pas shpërthimit ai ka parë kolegun e tij Agronin në tokë me një tel që kishte prekur linjën e tensionit.

“Kemi mberritur poshte linjes se tensionit dhe une e kam lënë Agronin poshte saj ndersa vete inspektova nje tjeter linje pak me larg ne nje terren teper te thyer. Pas disa minutash degjoj nje shperthim. Kthehem me shpejtesi dhe gjej Agronin te shtrire ne shesh me nje tel ne duar i cili ishte takuar me linjen e tensionit me perberje alumini. Menjehere kam njoftuar policine dhe ndihmen e shpejte te cilet kane ardhur. Kemi transportuar ne spital Agronin dhe me pas eshte cuar me helikopter ne Spitalin e Traumes ne Tirane per ndihme te metejshme”, tha ai.

 

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303