fbpx

Degradimi i urës së Zogut, një grup të rinjsh dalin në protestë: Ku është shteti?

20210207_130230.jpg

Mungesa e vëmendjes nga  institucionet për degradimin e Urës së Zogut në Milot, ka ngritur një grup të rinjsh të zonës në protestë. Mësohet se janë rreth 1500 persona të cilët kanë firmosur një peticion të cilin do ia dërgojnë institucioneve vendore dhe qendrore.

Me anë të këtij peticioni kërkohet që ky monument kulture i kategorisë së parë të mbrohet. Prej vitesh është paralajmëruar për pasojat që sjell marrja e inerteve pa kriter  mbi lumin Mat, ku tashmë , ura me harqe ose e njohur si ura e Zogut po shkon drejt rrënimit total.

Vetëm gjatë javëve të fundit njëra nga këmbët është zhytur në shtratin e lumit me afro dy metër,duke bërë që ura të thyhet në mes.

Nëse nuk ndërhyhet me shpejtësi, e gjithë ura mund të  rrëzohet në rrjedhën e lumit, duke zhdukur përfundimisht një nga veprat me të bukura të ndërtuara një shekull më parë.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303