“Deja Vu-ja” e Kukësit, negociata me ish-futbollistin

Kukësi, sikurse vepron në çdo merkato, kërkon të marrë ata futbollistë të cilët nuk ka mundur dot më parë. Sipas burimeve, mësohet se drejtuesit e Kukësit janë në negociata me ish-futbollistin e Kombëtares, Enis Gavazajn, i cili ka dalë i lirë në treg.

Sipas të njëjtave burime, drejtuesit i kanë ofruar Gavazajt një kontratë 2-vjeçare dhe e kanë marrë parasysh formën e tij jo të mirë sportive për shkak të mosaktivizimit përgjatë gjithë këtij sezoni. Palët pritet të flasin për detajet, por mesfushori është në listën e dëshirave të klubit.

Gjatë kësaj jave, drejtues të Kukësit janë takuar me Bathën, por kanë folur në mënyrë periodike dhe me Torrasën. Në fillim të dy lojtarët kanë pasur pretendime të mëdha financiare, por duke u bazuar te bisedat me përfaqësues të klubit nënkampion, të dy gati ranë dakord parimisht.

Gjithsesi, mbetet për tu parë se çfarë do të ndodhë.